Asteroidi gjigant kalon sonte pranë Tokës, shkencëtarët: Mund të shkatërronte një qytet të tërë

Një asteroid i madh, që sipas shkencëtarëve ka potencialin të zhdukë një qytet të tërë në rast përplasjeje, do të kalojë shumë pranë Tokës mbrëmjen e sotme.

Burimi: Daily Mail

18.05.2026. 18:39

Asteroidi gjigant kalon sonte pranë Tokës, shkencëtarët: Mund të shkatërronte një qytet të tërë

Një asteroid i madh, që sipas shkencëtarëve ka potencialin të zhdukë një qytet të tërë në rast përplasjeje, do të kalojë shumë pranë Tokës mbrëmjen e sotme.

Objekti hapësinor, i identifikuar si 2026 JH2, pritet të kalojë rreth 90 mijë kilometra larg planetit tonë, një distancë që konsiderohet jashtëzakonisht e afërt në terma astronomikë, afërsisht sa një e katërta e distancës mes Tokës dhe Hënës. Kalimi më i afërt do të ndodhë rreth orës 22:23 sipas kohës britanike.

Sipas astronomëve, asteroidi ka një diametër që varion nga 16 deri në 35 metra dhe po lëviz me një shpejtësi prej rreth 32 mijë kilometrash në orë. Edhe pse nuk ekziston rrezik për përplasje me Tokën për të paktën 100 vitet e ardhshme, ekspertët paralajmërojnë se madhësia e tij është e mjaftueshme për të shkaktuar shkatërrime masive në rast impakti.

“Është lloji i asteroidit që mund të shkatërrojë një qytet shumë lehtë nëse godet Tokën”, deklaroi studiuesi Mark Norris nga Universiteti i Lancashire.

Shkencëtarët e krahasojnë potencialin e tij shkatërrues me meteorin e Çeljabinskut në Rusi në vitin 2013, kur një shpërthim në atmosferë plagosi mbi 1,500 persona dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.

Asteroidi 2026 JH2 u zbulua më 10 maj nga astronomët në Observatorin Mount Lemmon në Arizona. Ai orbiton rreth Diellit çdo 3.7 vite dhe trajektorja e tij shkon pothuajse deri pranë orbitës së Jupiter.

Megjithëse nuk do të jetë i dukshëm me sy të lirë, ai mund të shihet me teleskopë amatorë në zona me qiell të pastër. Astronomët italianë do të transmetojnë drejtpërdrejt kalimin e asteroidit në kanalin YouTube të The Virtual Telescope Project.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)