“Ariu i ujit”, gjallesa mikroskopike që nuk ngordh as në kushtet më ekstreme
Cilësohen kampionë të mbijetesës. Tardigradët janë kafshët thuajse të panjohura që i rezistojnë të ngrohtit dhe të ftohtit ekstrem, por edhe udhëtimeve në hapësirë.
Studimi dhe vëzhgimi i natyrës ka shërbyer gjithmonë si burim frymëzimi për njerëzimin. Në këtë kuadër, biomimetika, e cila është disiplina që zhvillon zgjidhje teknologjike duke u bazuar te natyra, ka marrë zhvillim të madh vitet e fundit.
Mes organizmave më të mahnitshëm dhe që ka marrë vëmendjen e shkencëtarëve janë tardigradët. Ndryshe ata njihen si “Arinjtë e ujit”. Pavarësisht këtij epiteti, bëhet fjalë për gjallesa jo vertebrore, të cilët kanë përmasa mikroskopike. Për herë të parë u zbuluan në vitin 1773 nga natyralisti gjerman Johann A.E. Goeze.
Foto nga web
Edhe pse mund të shihen vetëm me mikroskop, ata cilësohen ndër gjallesat me rezistencën më të madhe në botë. Deri më tani janë klasifikuar rreth 1,500 specie të Tardigradëve. Ata janë vetëm disa dhjetëra mikrometra në madhësi, kanë tetë këmbë dhe kur i sheh në mikroskop i ngjasojnë një brumbulli të vogël.
Ata kanë muskuj dhe sistem tretës, ushqehen me qeliza bimore dhe mikroorganizma, por nuk përjashtojnë as kanibalizmin. Pavarësisht pamjes së çuditshme dhe trurit primitiv, tardigradët jetojnë në thuajse të gjitha ekosistemet. Nga myshku, deri në thellësitë e detit. Kjo specie mund të përballojë dhe të mbijetojë në kushte ekstreme, ku shumica e organizmave të tjerë të globit nuk do t’ia dilnin.
Eksperimentet kanë treguar se tardigradët mund të mbijetojnë në:
-temperaturë nga -200°C deri +150°C
-mungesë totale të ujit
-rrezatim kozmik
-udhëtime në hapësirë
Foto nga web
Një shembull i jashtëzakonshëm ishte është ai i tardigradëve të gjetur në Antarktidë në vitin 1983. Ata u ngrinë në temperaturë -20°C dhe në 2014-ën u rianimuan. Një prej tyre u riprodhua menjëherë pas “zgjimit”. Sekreti i rezistencës së tyre mendohet se është gjendja e letargjisë ekstreme, ku metabolizmi thuajse pushon. Kur mungon lagështia, tardigradi nxjerr ujin, mbron ADN-në dhe qelizat me molekula specifike dhe merr formën e një sfere.
Studimet mbi tardigradët nuk janë thjesht kuriozitet biologjik. Ato mund të frymëzojnë robotikën, mjekësinë dhe hulumtimet hapësinore, duke shfaqur mënyra të reja për të përballuar kushtet ekstreme, me të cilat njerëzimi dhe teknologjia mund të përballen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri grek Qiriakos Micotaqis është përfshirë në vorbullën e debatit mbi batutën e homologut shqiptar Edi Rama gjatë një paneli diskutimi në Abu Dhabi, ku i tha gazetarit greko-amerikan John Defterios, se ju grekët "hiqeni si trashëgimtarët e Platonit dhe Aristotelit".
Atmosferë tepër e ngrohtë ka qenë ajo në takimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni me homologen japoneze Sanae Takaichi, në Tokio, ku u prit me dhurata, buzëqeshje dhe një premtim të madh për përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe.
Kryeministri Edi Rama njoftoi nga takimi me kryebashkiakët në Golem, ngritjen e një Task Force që do koordinojë veprimet e pushtetit vendor dhe qeverisë në sensibilizimin dhe punën konkrete në terren, sa i përket ndotjes nga plastika, të cilën e cilësoi një krim shqiptar që i dha "dorë" përmbytjeve.
Një ish-argjendar irakian, Ali Zaman, ka përfunduar atë që besohet të jetë Kurani më i madh i shkruar me dorë në botë pas gjashtë vitesh pune të përkushtuar në Turqi.
E ashtuquajtura ‘Gjenerata Z’, domethënë ata të lindur midis viteve 1997 dhe 2012 , së fundmi i kanë shtuar fjalorit të tyre termin "choppelganger", një karakterizim me një konotacion qartësisht negativ.
Gabimi më i zakonshëm që bëjmë me kondicionerin nuk është tek përzgjedhja e gradëve, por luhatja e vazhdueshme. Një cilësim i qëndrueshëm e ngroh shtëpinë më mirë dhe ul konsumin dhe kostot.
Një burrë që ishte pushuar nga puna për vjedhjen e 1 euro dhe 60 centëve nga një makinetë kafeje në ambientet e kompanisë, ka përfituar si kompensim pagën e 18 muajve.
Në Itali, 70 punonjës të kompanisë zvicerane Oerlikon në Badia al Pino u pushuan papritur nga puna përmes një videokonference në fund të vitit, duke shkaktuar protesta.
Një kompani në Barcelonë nisi të aplikojë javën e punës me katër ditë, por gjithçka përfundoj pasi u zbulua se punonjësi nisi një punë të re në të njëjtin orar.
Një dhomë e fshehur e mbyllur për 40 mijë vjet, gjurmë jete njerëzore që datojnë 100 mijë vjet më parë dhe prova të qarta të aktivitetit të neandertalëve e kanë kthyer Kompleksin e Shpellave të Gorhamit në Gjibraltar në një nga vendet më enigmatike.
Komente (0)