Arrestohet kolumbiani në Prishtinë, sulmoi me thikë dy gra

Një shtetas kolumbian është arrestuar në Prishtinë pasi sulmoi me thikë dy gra. Të dyshuarit iu gjet dhe një sasi kokaine.

Burimi: Indeksionline

09.01.2026. 11:11

Arrestohet kolumbiani në Prishtinë, sulmoi me thikë dy gra

Një shtetas kolumbian është vënë në pranga nga Policia e Kosovës pasi sulmoi me një mjet të mprehtë dy gra në qytetin e Prishtinës.

I arrestuari i sulmoi fizikisht dy gratë për motive ende të paqarta, teksa tashmë është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

Dy gratë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, teksa autorit gjatë kontrollit iu gjet dhe një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se si ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)