Plagosen 3 persona me armë në një lokal në Deçan

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur brenda një lokali në Deçan, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

13.01.2026. 09:37

Plagosen 3 persona me armë në një lokal në Deçan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan, ku të shtëna me armë zjarri janë regjistruar brenda një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe nëntë fishekë, që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të kësaj ngjarjeje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)