“Pa dialog me Serbinë, nuk përparohet drejt integrimit europian”, ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin

U vlerësua pozitivisht procesi zgjedhor, formimi i qeverisë dhe normalizimi i marrëdhënieve janë elementë kryesor për përparimin e palëve.

14.01.2026. 13:31

“Pa dialog me Serbinë, nuk përparohet drejt integrimit europian”, ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin

Ambasadorët e Bashkimit Europian dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë kanë zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në qendër të diskutimeve ishin perspektivat e vendit për vitin 2026 dhe hapat e ardhshëm drejt procesit të integrimit europian.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav njoftoi se gjatë takimit u vlerësua pozitivisht procesi zgjedhor, si dëshmi e përkushtimit ndaj parimeve demokratike. Aty u theksua rëndësia e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Formimi i një qeverie pa vonesa është thelbësor për të ruajtur vrullin reformues dhe për të çuar përpara agjendën europiane të Kosovës”, shkruante Orav në rrjetin social “X”. Ai gjithashtu bëri thirrje për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Zgjerimit të BE-së, duke nënvizuar se përfitimet do të reflektohen drejtpërdrejt te qytetarët.

Shefi i Zyrës së BE-së theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht kryesor për përparimin e të dyja palëve drejt integrimit europian. “Dialogu për normalizim mbetet një element i domosdoshëm për përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugët e tyre drejt Bashkimit Europian”, tha Orav.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)