Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 20 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mbi 100 komisionerë të angazhuar në numërimin e votave në rajonin e Prizrenit janë intervistuar sot nga hetuesit e Policisë së Kosovës, pasi procesi i rinumërimit zbuloi manipulime masive të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit në këtë komunë.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim dhe manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti, e cila ka theksuar se për momentin nuk mund të jepen detaje shtesë. “Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, ka deklaruar Mehmeti.
Sipas raportimeve të para, më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë marrë për intervistim në kuadër të këtij rasti.
Zhvillimin e aksionit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren. Zëdhënësja e institucionit, Fitore Mehmeti ka bërë të ditur se hetimet janë në proces.
“Mund ta konfirmoj se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me dyshimet për manipulim me vota. Për momentin nuk mund të japim detaje tjera pasi rasti është në procedurë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”. Sipas aktakuzës, një person me inicialet M.A. dyshohet se ka dëmtuar dokumente zgjedhore në një qendër votimi në Shtime.
Dyshimet u ngritën fillimisht nga aroma e fortë që vinte nga disa çanta në bagazh.
22:59 15 h më parë04.05.2026.
Autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku katër emigrantë janë gjetur të pajetë, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pas dyshimeve se janë transportuar në kushte çnjerëzore.
11:21 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriNgjarja ka ndodhur në distriktin Dogansehir, në segmentin rrugor Malatya–Adıyaman. Sipas raportimeve paraprake nga mediat turke, si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
19:17 1 ditë më parë03.05.2026.
Autori
Sipas mediave greke viktimat janë një burrë 46-vjeçar me origjinë palestineze dhe një 43-vjeçar nga Iraku. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit raportoi se një nga një prej tyre vdiq në vendngjarje dhe i dyti ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.
18:39 1 ditë më parë03.05.2026.
Autori
Autoritetet janë detyruar të ndërpresin qarkullimin e automjeteve në disa segmente, sidomos pranë zonave më të larta.
12:19 2 ditë më parë03.05.2026.
Autori
Një person është qëlluar me armë zjarri në Prizren pas një konflikti me një person tjetër për motive ende të paqarta.
10:53 2 ditë më parë03.05.2026.
Autori
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.
21:48 2 ditë më parë02.05.2026.
Autori
Në përballjen mes KF Bashkimi dhe FK Vardarit në Gostivar është shënuar një incident i pakëndshëm. Në minutën e 20-të të lojës, një tifozë ra nga tribuna, teksa nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen e tij.
19:31 2 ditë më parë02.05.2026.
Autori
Gruaja nga Mitrovica e Veriut, ishte arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës në shkurt të vitit 2025, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.
17:44 3 ditë më parë01.05.2026.
Autori
Komente (0)