Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 7 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
U mbajt ceremonia e certifikimit të 334 aspirantëve për drejtues shkollash, të cilët iu nënshtruan programit të trajnimit përgatitor nga Shkolla e Drejtorëve.
U mbajt ceremonia e certifikimit të 334 aspirantëve për drejtues shkollash, të cilët iu nënshtruan programit të trajnimit përgatitor nga Shkolla e Drejtorëve. E veçanta e kësaj ceremonie ishte, se u certifikua edhe brezi i parë i 63 drejtuesve të arsimit parashkollor.
Në ceremoni morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse Ministrja e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani, Bashkëdrejtuesi i AADF, z. Martin Mata, si dhe Drejtuesja e Shkollës së Drejtorëve, znj. Jola Kepi.
Ministrja e Arsimit në fjalën e saj, e vlerësoi Shkollën e Drejtorëve si një standard kombëtar të krahasueshëm me modelet më të mira europiane.
“Ju si aspirantë për drejtues shkollash nuk jeni thjesht administratorë, por shumë më tepër. Jeni udhëheqës të komuniteteve, të foleve të dijes ku formohen të rinj. Është në fuqi detyrimi që çdo kandidat i cili konkurron për të qenë drejtor i një shkolle, duhet të ketë certifikatën e shkollës. Shkolla e drejtorëve është sot një standard kombëtar i krahasueshëm me modelet më të mira europiane.”
Ministrja Kumbaro solli në vëmendje edhe rezultatet pozitive të Shqipërisë, në testimin TALIS, kryer me mbi 4500 mësues në mbi 300 shkolla, duke theksuar se me buxhetin e vitit 2026 për arsimin do të vijojë trajnimi i mësuesve, veçanërisht në lëndët e TIK.
“Mbi 96% e mësuesve kanë deklaruar se trajnimet nga Shkolla e Drejtorëve dhe Agjencia e Sigurisë së Cilësisë të Arsimit Parauniversitar, u kanë ndikuar në përmirësimin e mësimdhënies. 98% të mësuesve sipas të njëjtit sondazh flasin për marrëdhënie të mira profesionale me drejtuesit e tyre dhe Shkolla e Drejtorëve ndikon në rritjen e kësaj klime, ndërsa 95% e mësuesve shqiptarë ndihen pjesë e vendimmarrjes së shkollës kundrejt 78% e mesatares së vendve të OECD. Për vitin 2026 është parashikuar një buxhet që do të jetë më i larti historik për arsimin, ku një pjesë shkon për trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve. Rreth 60 % e mësuesve do të vijojnë të trajnohen në vitin 2026, sidomos në lëndët e reja të teknologjisë së komunikimit e informacionit që janë një risi, e ku konkurrencën ndonjëherë e kemi më të madhe për nxënësit. Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije për të çuar përpara detyrën më të rëndësishme që mund të ketë një komb: atë të së ardhmes”, përfundoi ministrja Kumbaro.
Në përfundim të aktivitetit, u ndanë edhe çmime për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit.
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41 vjeçare e cila akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit.
17:47 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë pasi akuzohet se shiste mallra me logo të falsifikuara të firmave të njohura ndërkombëtare.
17:28 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Është arrestuar në Greqi shtetasi Kostandin Nishku, i cili 29 vite më parë vrau për hakmarrje një të mitur në Gramsh.
17:11 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarëve që të mos bien pre e disa mashtrimeve online që janë shfaqur së fundmi për dhënie kredie.
16:54 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Ish-presidenti Ilir Meta e cilësoi sërish si drejtësi me regji vendimin e Apelit të GJKKO për të lënë të pandryshuar masën e tij të sigurisë.
16:36 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.
16:21 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i demokratëve e ka cilësuar këtë si një “mobilizim kundër padrejtësive, korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve”.
14:44 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci”.
14:28 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe ekipin e ekspertëve dhe specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar.
14:17 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)