Rrjet kinez i prostitucionit në Vlorë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Gjatë operacionit të koduar “Victim”, u zbulua një apartament i marrë me qira në lagjen “Pavarësia”, ku shfrytëzohej për prostitucion një grua kineze.

23.12.2025. 18:22

Rrjet kinez i prostitucionit në Vlorë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Victim”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase kineze. Gjatë operacionit u zbulua një apartament i marrë me qira në lagjen “Pavarësia”, ku shfrytëzohej për prostitucion një grua kineze.

Si rezultat i hetimeve, u identifikuan tre shtetas kinezë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Dy prej tyre, një grua 40-vjeçare dhe një burrë 31-vjeçar, u arrestuan, ndërsa një shtetase tjetër kineze 50-vjeçare u shpall në kërkim.

Ndërkohë, shtetasja kineze që ushtronte prostitucion dhe një shtetas tjetër u proceduan penalisht. Policia vijon punën për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)