Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë e cila do të luhet më 31 mars në Valencia në stadiumin “Estadi Ciutat de València”.
FSHF lajmëron tifozët se mund të blejnë deri në 4 bileta, teksa i paralajmëron se emri që do të shënohet në momentin e blerjes duhet të korrespondojë me dokumentin e identifikimit.
Sipas Federatës, biletat e blera nuk rimbursohen teksa edhe fëmijët duhet të kenë biletë për të hyrë në stadiumin e Valencias.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia.
Çdo tifoz mund të blejë deri në katër bileta për këtë takim. Emri dhe mbiemri i vendosur gjatë procesit të blerjes duhet të përputhen me dokumentin e identifikimit. Në rast se gjatë kontrollit të sigurisë konstatohet mospërputhje e të dhënave, hyrja në stadium mund të refuzohet.
Biletat nuk mund të ndërrohen dhe nuk rimbursohen. Nuk ka kufizime moshe për tifozët dhe çdo person që ndjek ndeshjen duhet të pajiset me biletë, përfshirë edhe fëmijët. Çmimi i biletës është i njëjtë për të gjitha grupmoshat.
Portat e stadiumit do të hapen dy orë para fillimit të ndeshjes. Tifozët këshillohen të kontrollojnë numrin e rreshtit dhe tribunën në biletë për të orientuar më lehtë hyrjen në stadium”, shkruan FSHF.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)