Kombëtarja mbërrin në Valencia, kryen stërvitjen e parë për miqësoren pa vlerë

Kuqezinjtë do të luajnë më 31 mars një miqësore ndaj Ukrainës, po ashtu e eliminuar nga play-off, në një ndeshje që nuk vlen tashmë për asgjë.

Burimi: FSHF

28.03.2026. 18:52

Kombëtarja mbërrin në Valencia, kryen stërvitjen e parë për miqësoren pa vlerë

Pas trishtimit të së enjtes që shoi ëndrrën për një vend në Botëror, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar stërvitjen e parë në Valencia.

Kuqezinjtë do të luajnë më 31 mars një miqësore ndaj Ukrainës, po ashtu e eliminuar nga play-off, në një ndeshje që nuk vlen tashmë për asgjë.

Ekipi ynë nuk është i plotë në këtë takim me Ajetin dhe Ramadanin që tashmë janë larguar nga grumbullimi, njëri për shkaqe familjare, teksa tjetri u dëmtua në ndeshjen me Poloninë.

Skuadra e zhvilloi seancën e parë stërvitore në qendrën 'Parador de El Saler' të Valencias, duke u përqendruar në ushtrime fizike, qarkullimin e topit dhe skema taktike.

Ukrainë-Shqipëri do të luhet më datë 31 mars, ora 20:45 në “Estadi Ciutat de València” në Spanjë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)