“Minon paqen e sigurinë’, ligjvënësit amerikan kërkojnë rikthimin e sanksioneve për Dodik

Kërkesa vjen 5 muaj pasi SHBA hoqi të gjitha masat ndëshkuese kundër Dodikut, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Burimi: REL

28.03.2026. 20:31

“Minon paqen e sigurinë’, ligjvënësit amerikan kërkojnë rikthimin e sanksioneve për Dodik

Një grup dypartiak senatorësh dhe kongresistësh amerikanë i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të rivendosë sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për shkak të veprimeve të tij që, sipas tyre, minojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Kërkesa vjen 5 muaj pasi SHBA hoqi të gjitha masat ndëshkuese kundër Dodikut, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Letra e publikuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit u drejtohet Sekretarit të Thesarit dhe Sekretarit të Shtetit, duke kërkuar që sanksionet të rivendosen sipas ligjit federal dhe Aktit të Autorizimit për Mbrojtje Kombëtare të vitit 2026.

Ligjvënësit amerikanë argumentojnë se Dodik ka vazhduar të sfidojë juridiksionin e institucioneve shtetërore dhe të promovojë ndarjen e Republikës Sërpska, duke shkelur Marrëveshjen e Dejtonit.

Ata kujtojnë se Dodik ka festuar Ditën e Republikës Sërpska, ka lobuar në Uashington për pavarësinë e entitetit serb dhe vazhdimisht ka minuar autoritetin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.

Sipas tyre, SHBA-ja ka një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnje-Hercegovinë dhe është në interesin kombëtar që të mbajë përgjegjës ata që kërcënojnë paqen e fituar mbi 30 vjet më parë.

Dodik ishte sanksionuar nga administrata e Joe Biden më 2022 për korrupsion dhe kërcënim ndaj integritetit territorial, ndërsa Trump i hoqi sanksionet në tetor 2025 pa dhënë sqarime shtesë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)