Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve të mitur është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Çiflig, ku janë përplasur fortë kokë më kokë dy makina.
Dy fëmijët mësohet se kanë qenë brenda makinave të aksidentuara dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë.
Paraprakisht, raportohet se pas kontrolleve të ushtruara, dy të miturit e moshës 9 dhe 10 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)