I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 15 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryepeskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan ka bërë urimin për Krishtlindjen për të gjithë besimtarët, teksa kërkoi një vëmendje të shtuar te të pamundurit në këtë ditë të shenjtë.
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan ka ndarë për të gjithë besimtarët e Ortodoksë mesazhin e urimit për festën e Krishtlindjes.
Joan ftoi të gjithë besimtarët që në këtë ditë të shenjtë të kthejmë vëmendjen te të gjithë të pamundurit dhe uroi paqe të brendshme për këdo.
Mesazhi i plotë i kryepeshkopit
Këto fjalë e përmbledhin dhe e shprehin kuptimin festës së Krishtlindjes në mënyrën më të thellë dhe më të përsosur. Nëse do të përqendrohemi për të kuptuar rëndësinë e këtij misteri të madh, në të cilin Biri dhe Fjala e Atit u mishërua dhe u bë njeri, atëherë do të mund të marrim pjesë në festimin dhe gëzimin shpirtëror dhe do të ndiejmë brenda nesh fuqinë transformuese të përjetimit të kësaj ngjarjeje. Mishërimi nuk është thjesht një mrekulli apo një mister i denjë për t’u admiruar; është dhurata më e madhe që mund t’i jepej njerëzimit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mishërohet dhe ulet pranë vuajtjes njerëzore, prek shtrembërimin e natyrës sonë për ta drejtuar, duke na zbuluar thellësinë e dhembshurisë dhe të përulësisë së thellë, që lind nga dashuria e Tij e pafund për të gjithë botën. Shën Athanasi i Madh e shpreh këtë të vërtetë tronditëse në mënyrë lakonike: Biri i Perëndisë u bë njeri, që ne të bëhemi perëndi.
Ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për festimin e Krishtlindjes, na ndihmon të kujtojmë se kjo festë e madhe nuk ka të bëjë me lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi. Perëndia i përjetshëm ndërhyn në histori dhe bëhet njeri, pa pushuar së qenuri Perëndi i plotë, për të na sjellë në shenjtërinë e Tij, për të na bërë pjesëmarrës të natyrës hyjnore (2 Petr. 1:4), për të shëruar, ringritur dhe përmbushur njerishmërinë tonë të rënë dhe të deformuar. Nëpërmjet pranisë së energjisë së Tij hyjnore, Krishti, Perëndinjeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë njerëzore dhe na bashkon me Perëndinë, gjë që asnjë mësues, profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë.
Krishtlindja na fton të marrim pjesë në thirrjen e engjëjve, për ta lavdëruar edhe ne bashkë me ta: Lavdi Perëndisë në më të lartat, dhe mbi dhenë paqe dhe në njerëzit mirëdashje (Llk. 2:14). Por, lajmërimi i Lindjes së Krishtit, nuk u bë në të njëjtën mënyrë për të gjithë: te barinjtë e përulur erdhi një engjëll, sepse zemra e tyre ishte e përulur dhe e hapur. Dijetarëve të Lindjes, që kishin etje për kërkim, iu dha një yll dhe përsëri një engjëll për t’i udhëhequr. Kurse sundimtarëve krenarë dhe dinakë, lajmi nuk u solli gëzim, por frikë, errësirë dhe refuzim, dhe deshën të vrasin foshnjën e porsalindur. Ngjarja u ofrohet të gjithëve, por jep fryt vetëm tek ata që kanë dëshirë, përulësi dhe qëllim të mirë. Erdhi tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan; por të gjithëve atyre që e pranuan… u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë – shkruan Shën Joani (Jn. 1:11-12).
Për çdo njeri që kërkon paqen e brendshme, të vërtetën dhe plotësinë, festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Në një predikim të tij, Shën Joan Gojarti thotë: Atëherë, çfarë mund të jetë e barabartë me këto lajme të mira? Zoti në tokë, njeriu në Qiell; dhe të gjithë u bashkuan… dhe u bë pajtim midis Zotit dhe natyrës sonë… vdekja u shkatërrua, parajsa u hap, mallkimi u fshi, mëkati u hoq nga rruga, gabimi u dëbua, e vërteta u kthye, fjala e perëndishmërisë u mboll kudo dhe lulëzoi në rritjen e saj, shoqëria e Qiellit u transferua në tokë, ose më saktë, gjërat në tokë u lidhën me ato në Qiell (Predikim për Krishtlindjen).
Të dashur vëllezër dhe motra! Duhet ta shpallim me gëzim këtë lajm të mirë dhe të dëshmojmë me zell dhe pa u lodhur se tashmë Perëndia banon ndër ne. Një dëshmitar i vërtetë shpëton jetë – thotë Solomoni i ditur (Fj. Urt. 16:6). Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë. Vetëm prania e Tij mund të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat tanë dhe mund t’i japë jetës sonë dritë e gëzim. Ai është drita në errësirën tonë dhe mësimi i Tij, thotë psalmisti, është një llambë për udhëtimin tonë në këtë jetë.
Për të festuar shpirtërisht Lindjen Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore. Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi. Zoti e identifikon Veten e Tij me njerëzit në nevojë, duke na thënë: Sepse pata uri e më dhatë të ha; pata etje, e më dhatë të pi; i huaj isha, e më morët brenda; i zhveshur, e më veshët; u sëmura, edhe erdhët të më shihni; isha në burg, edhe erdhët tek unë…. Me të vërtetë po ju them juve, gjithë sa i bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua (Mt. 25:35-40). Vetëm duke bërë këto, Krishtlindja do të ketë kuptim të vërtetë dhe gjithçka te ne do të ndriçohet nga Fjala e bërë mish.
Në rastet kur ndodhin ndryshime në kapacitetet e strukturave akomoduese, në zonat e plazhit apo në zhvillimet përgjatë vijës bregdetare, çdo modifikim i marrëveshjeve do të mund të bëhet vetëm me miratimin e të dyja palëve.
19:23 11 h më parë13.05.2026.
Autori
Shoqëritë e transportit urban, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria për përballimin e kostove të karburantit, pas vendimit të ri të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
18:38 12 h më parë13.05.2026.
Autori
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e karburanteve në Shqipëri, duke përcaktuar tarifat e reja tavan për naftën dhe benzinën.
16:11 14 h më parë13.05.2026.
Autori
Partia Demokratike ka paraqitur një sërë propozimesh për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, që kanë të bëjnë me oraret e seancave, pezullimin e deputetëve dhe kohën e përgjigjes së interpelancave.
14:46 16 h më parë13.05.2026.
Autori
Në fokus të seancës së radhës ndaj grupit të Laert Haxhiut ishte dëshmia e Bashkim Rajkut, babait të reperit të njohur shqiptar Noizy, lidhur me shpërthimin me eksploziv në një lokal në pronësi të familjes së tyre në zonën e Currilave në Durrës.
14:28 16 h më parë13.05.2026.
Autori
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha tha se BE ka anuluar konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi sipas tij bandat po përdoren për të kërcënuar.
14:16 16 h më parë13.05.2026.
Autori
Vendimi i qeverisë parashikon kompensim financiar për çdo litër nafte të përdorur nga subjektet që operojnë në transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.
14:02 16 h më parë13.05.2026.
Autori
Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 6-katësh në pronësi të vëllait të Edmond Papës.
13:48 17 h më parë13.05.2026.
Autori
Në procesin gjyqësor të radhës ndaj Artan Tafanit ka dëshmuar një dëshmitar okular për vrasjen e Kujtim metës në prill të 2022 në Lushnje.
13:34 17 h më parë13.05.2026.
Autori
Komente (0)