Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, pranë “Urës së Peshkatarit” në zonën e Mulletit. Sipas policisë, një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes nga një autobus i linjës së Krrabës.
Viktima është identifikuar si Zaim Ismaili, 56 vjeç. Autobusi i linjës që shkon në Kërrabë, i drejtuar nga Ndriçim Hidri, e ka përplasur këmbësorin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia njoftoi se shoferi i mjetit është arrestuar dhe po hetohet për shkak të aksidentit me pasoja fatale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)