Përmbytje dhe në Lezhë, uji bllokon disa akse

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në Lezhë. Autoritetet iu kërkojnë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar.

06.01.2026. 09:10

Përmbytje dhe në Lezhë, uji bllokon disa akse

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.

Situata më problematike paraqitet në lagjen “Besëlidhja”, ku uji ka hyrë në disa banesa dhe në një shkollë.

Grumbullimi i ujit ka vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe prindërit e nxënësve.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme të mëdha nga përmbytjet, teksa autoritetet ndodhen në terren për normalizimin e situatës.

Policia Rrugore gjithashtu iu kërkon drejtuesve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë për shkak të pranisë së ujit në akse të ndryshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)