Gjendet një çantë e dyshimtë pranë 15-katëshit në Tiranë, policia rrethon zonën

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën pas 15-katëshit në Tiranë, pas raportimit për një objekt të dyshimtë.

02.03.2026. 19:29

Gjendet një çantë e dyshimtë pranë 15-katëshit në Tiranë, policia rrethon zonën

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën pas 15-katëshit në Tiranë, pas raportimit për një objekt të dyshimtë.

Sipas informacioneve paraprake, një çantë e braktisur është konstatuar në zonë, duke ngritur dyshime për përmbajtjen e saj. Menjëherë pas njoftimit, efektivët e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për kalimtarët dhe bizneset përreth.

Burime bëjnë me dije se pritet mbërritja e njësisë anti-eksploziv, e cila do të kryejë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë apo për një rrezik real.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)