Reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin, kanë shkaktuar edhe bllokimin e disa akseve rrugore nga përmbytjet. Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, për shkak të vështirësisë në lëvizje, të krijuar në disa zona të vendit.
Situata më problematike paraqitet në rrugën interurbane Tiranë–Durrës, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit. Aty prezenca e lartë e ujit në të dyja anët e rrugës, e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.
Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore vendosi të devijojë qarkullimin. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të qarkullojnë nga Rruga e Plepave drejt Ndroqit dhe më pas nga aksi “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Ndërsa për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e Universitetit drejt Spitallës dhe më pas nga rruga “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrullat janë në terren dhe po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)