Një avari në linjën e transmetimit 110kV Tirana 220 kV-Traktora ka shkaktuar mbrëmjen e sotme ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, linja u stakua rreth orës 20:30, duke lënë për disa minuta pa energji elektrike një pjesë të Tiranës.
Menjëherë pas defektit, grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë nisur manovrimet teknike, duke furnizuar rrjetin përmes linjave alternative dhe skemave unazë, thuhet në njoftimin e OST. Falë këtyre ndërhyrjeve, institucionet e rëndësisë së veçantë janë furnizuar pa ndërprerje, ndërsa në disa zona energjia është rikthyer brenda 30 minutash.
Aktualisht, ende pa energji elektrike mbeten një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, si dhe disa zona përreth “Rrugës së Elbasanit”. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për rikthimin e plotë të furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)