“Dorëzoja Ballukun drejtësisë,” sesioni i ri parlamentar nis me tensione në Kuvend

Seanca e parë e sesionit të ri në Kuvend u shoqërua që në minutat e para me tension. Deputetët opozitarë bllokuan foltoren, duke pamundësuar vijimin normal të punimeve dhe duke krijuar zhurmë të vazhdueshme në sallë.

19.01.2026. 17:33

Tensionet u shtuan në momentin kur Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi fjalën e tij, ndërsa opozita vijoi protestën kundër pranisë së zëvendëskryeministres Belinda Balluku në seancë. Deputetët opozitarë kërkuan largimin e saj, duke e konsideruar prezencën provokuese.

Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, iu drejtua drejtpërdrejt Peleshit, duke e akuzuar se ka shkelur ligjin dhe se po shërben si “mburojë” për një zyrtare të korruptuar. “Dorëzoja Ballukun drejtësisë,” deklaroi Bardhi mes thirrjeve dhe zhurmës në sallë.

Seanca vijoi në një atmosferë të tensionuar, mes akuzave të ndërsjella dhe ndërprerjeve të vazhdueshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)