Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 17 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit ka zbuluar një zinxhir neglizhencash institucionale, ku shkeljet procedurale dhe dështimi i masave të sigurisë i hapën rrugë arratisjes.
Arratisja e bujshme e Altin Ndocit, i akuzuar për vrasje me pagesë, ka vënë në pikëpyetje serioze masat e sigurisë dhe procedurat ligjore të ndjekura nga institucionet përgjegjëse. Detaje të reja nga dosja hetimore hedhin dritë mbi mënyrën se si Altin Ndoci arriti të largohej nga Spitali Rajonal i Durrësit, gjatë një vizite mjekësore të planifikuar.
Sipas prokurorisë, shoqërimi i Ndocit dhe një të paraburgosuri tjetër drejt spitalit ishte miratuar nga strukturat e IEVP Durrës, përfshirë shërbimin shëndetësor dhe policinë e burgjeve. Vizita ishte parashikuar të kryhej brenda së njëjtës ditë, me transport me furgon të posaçëm tip autoambulancë. Megjithatë, hetimet tregojnë se procedurat paraprake nuk janë respektuar plotësisht.
Pas mbërritjes në pavijonin e Infektivit, Ndoci u dërgua në një dhomë izolimi në katin e tretë, ku iu hoqën prangat dhe u la nën ruajtjen e dy punonjësve të policisë së burgjeve. Mjeku kardiolog rekomandoi mjekim dhe rikontroll pas dy orësh, periudhë gjatë së cilës i paraburgosuri ka shfaqur ankesa të vazhdueshme shëndetësore dhe ka kërkuar disa herë të shoqërohej në tualet.
Momenti kritik ndodhi gjatë një prej këtyre shoqërimeve, kur Ndoci goditi me grusht dy efektivët, duke i rrëzuar dhe duke përfituar nga situata për t’u larguar me vrap nga ambientet e spitalit. Pavarësisht përpjekjeve për ndjekje dhe një të shtëne paralajmëruese në tokë, ai arriti të dalë nga spitali dhe, sipas dëshmive, u largua me një automjet të zi.
Prokuroria konstaton shkelje të rënda ligjore në dhënien e rekomandimit për vizitë mjekësore, ndërsa hetimet për përgjegjësitë institucionale vijojnë. Ndërkohë, Altin Ndoci mbetet ende në kërkim.
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
11:32 4 min më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
11:17 10 min më parë05.05.2026.
Autori
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
11:07 20 min më parë05.05.2026.
Autori
Më 11 mars, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
10:00 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot seanca për ankesën e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore që ka kërkuar në Kuvend, atë të zgjedhjeve të 11 majit dhe "McGonigal".
09:52 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Portit të Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme fara kanabisi në një furgon që po hynte në Shqipëri në port.
09:32 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka nisur prej orës 08.30 drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në kuadër të turit "Punët për Shqipërinë"
08:58 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Këtë të martë nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, sipas Institutit të Gjeoshkencave.
07:08 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 15 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)