Ikin dritat në disa zona në Tiranë, OST me reagim zyrtar: Po manovrojmë përmes linjave alternative

Një defekt në linjën e transmetimit 110kV Tirana 220 kV-Traktora, mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

19.01.2026. 22:08

Ikin dritat në disa zona në Tiranë, OST me reagim zyrtar: Po manovrojmë përmes linjave alternative

Një avari në linjën e transmetimit 110kV Tirana 220 kV-Traktora ka shkaktuar mbrëmjen e sotme ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, linja u stakua rreth orës 20:30, duke lënë për disa minuta pa energji elektrike një pjesë të Tiranës.

Menjëherë pas defektit, grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë nisur manovrimet teknike, duke furnizuar rrjetin përmes linjave alternative dhe skemave unazë, thuhet në njoftimin e OST. Falë këtyre ndërhyrjeve, institucionet e rëndësisë së veçantë janë furnizuar pa ndërprerje, ndërsa në disa zona energjia është rikthyer brenda 30 minutash.

Aktualisht, ende pa energji elektrike mbeten një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, si dhe disa zona përreth “Rrugës së Elbasanit”. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për rikthimin e plotë të furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)