49-vjeçari shqiptar Jani Aliaj u vra me thikë këtë të hënë brenda burgut më të madh të Greqisë nga një tjetër i burgosur grek.
Ngjarja ndodhi brenda Krahut të 3-të të burgut të Koridallos, ku 49-vjeçari shqiptar Jani Aliaj humbi jetën nga plagët e shkaktuara nga një thikë e improvizuar. Autor i krimit është një 28-vjeçar grek, i cili ka një të kaluar kriminale të rëndë, përfshirë dy vrasje të mëparshme. Hetimet po kryhen nga Siguria e Pireut, ndërsa pista kryesore e policisë është që ky ishte një vrasje me pagesë, e orkestruar nga një tjetër kriminel shqiptar.
Viktima, Jani Aliaj, ishte pjesë e një bande të fuqishme në jug të Shqipërisë dhe kishte kryer dy vrasje në vendin tonë, një në Tepelenë më 2005 dhe një tjetër në 2016. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në trafikun e drogës, duke e bërë profilin e tij të rrezikshëm dhe të njohur për autoritetet ndërkombëtare.
Autori grek, nga ana tjetër, kishte kryer një vrasje disa muaj më parë në Agios Panteleimonas dhe, sipas burimeve policore, është paguar nga një tjetër person për të ekzekutuar viktimën në Koridallo. Hetuesit besojnë se lidhja me trafikun e drogës në Athinë mund të ketë qenë motivi kryesor.
Jani Aliaj ishte liruar nga burgu vetëm pak javë më parë, dhe kthimi i tij në burg mund të ketë luajtur rol në vendimin për eliminimin e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)