Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 21 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tregtarët e tregut industrial në Vlorë mbajtën një protestë pas urdhrit të bashkisë që të largohen nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre për shkak të një projekti të ri.
Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës organizuan mbrëmjen e së hënës një protestë përpara Bashkisë, pas njoftimit që u kërkon largimin brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.
Ky urdhër vjen si pjesë e një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri në qytet.
Tregtarët shprehen se nuk kanë alternativa për të vijuar aktivitetin e tyre dhe theksojnë se njoftimi u dha pa ndonjë konsultë paraprake me ta. Ata paralajmërojnë se vendimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për jetesën e dhjetëra familjeve që mbështeten nga ky aktivitet.
Në protestë morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të tregtarëve, të cilët kërkuan dialog me autoritetet lokale për të gjetur një zgjidhje që të mos dëmtojë aktivitetin e tyre.
Autoritetet e Bashkisë së Vlorës nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar lidhur me situatën dhe planet për zhvendosjen e tregtarëve, ndërkohë që qytetarët dhe tregtarët presin informacione të mëtejshme mbi mënyrën dhe kohën e implementimit të projektit të tregut të ri.
Policia e Shkodrës ka arrestuar në spital drejtuesin e mjetit që ra ditën e djeshme në liqenin e Spatharës në Vaun e Dejës.
10:38 9 min më parë29.01.2026.
Autori
SPAK ka mbyllur hetimet për dy ish-prokurorët e Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, të cilët dyshohet se kanë pranuar 55 mijë euro ryshfet, në mënyrë që kërkonin një masë më të lehtë sigurie për shtetasin Pando Papuçi.
10:25 22 min më parë29.01.2026.
Autori
Me më tepër se 55 mijë hektarë të djegura dhe mbi 100 vatra aktive, Shqipëria regjistroi periudhën më shkatërruese në 15 vitet e fundit.
10:01 46 min më parë29.01.2026.
Autori
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetase braziliane për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë gjatë arrestimit janë proceduar dhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar blloqe shënimesh, pasaportat e tyre dhe tetë celularë.
08:39 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.
07:00 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Bajram Begaj, në takimin me Trupin Diplomatik, riafirmoi orientimin e palëkundur euroatlantik të Shqipërisë, partneritetin strategjik me SHBA-të, angazhimin për integrimin në BE dhe rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.
21:43 13 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
21:28 13 h më parë28.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 15 h më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 16 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)