Komisioni Europian: Kuvendi të trajtojë pa vonesë çështjen “Balluku”, ndërhyrjet politike në gjyqësor janë shqetësuese

Një zëdhënës i Komisionit Europian i ka thënë Newsmax Albania se Kuvendi i Shqipërisë është përgjegjës të shqyrtojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

10.02.2026. 21:42

Komisioni Europian: Kuvendi të trajtojë pa vonesë çështjen “Balluku”, ndërhyrjet politike në gjyqësor janë shqetësuese

Një zëdhënës i Komisionit Europian, i pyetur për shtyrjen e vendimit të parlamentit për imunitetin e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i ka thënë Newsmax Albania se Kuvendi i Shqipërisë është përgjegjës të shqyrtojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. 

Komisioni Europian monitoron ecurinë e reformës në drejtësi në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Në reagimin e zëdhënësit të KE për Newsmax Albania, në raportin  për Shqipërinë për vitin 2025, Komisioni vuri në dukje se, ndonëse qëndrueshmëria e sistemit gjyqësor është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet e shtuara nga zyrtarë publikë ose politikanë për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor mbetën një çështje me shqetësim serioz.

Për këtë arsye Komisioni rekomandoi që Shqipëria të forcojë llogaridhënien duke reduktuar ndërhyrjen politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

Duke theksuar se Komisioni Europian do të vijojë të monitorojë zbatimin e reformës në drejtësi, zëdhënësi i tha Newsmax Albania se lufta kundër korrupsionit në mënyrë efektive është e një rëndësie thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)