Tërmet i fortë në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Një tërmet i fortë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Shqipëri. Nuk raportohen dëme.

24.02.2026. 20:03

Tërmet i fortë në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri, duke shkaktuar panik te banorët në disa qytete.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 ballë Rihter, teksa momentalisht nuk ka të dhëna për dëme.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në juglindje të Elbasanit në një thellësi fokale 10 km, teksa lëkundjet janë ndjerë të forta dhe në kryeqytet dhe sidomos në Lushnje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)