Rama: Brenda vitit partneriteti strategjik me Greqinë

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitat që kreu gjatë kësaj jave në Emiratet Arabe dhe Athinë. Ai tha se ranë dakord me Greqinë që brenda vitit të bëhet partneriteti strategjik i ri për të adresuar të gjitha çështjet e mbartura mes dy vendeve.

26.04.2026. 09:42

Rama: Brenda vitit partneriteti strategjik me Greqinë

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcasti e tij për vizitat që kreu gjatë kësaj jave në Emiratet Arabe dhe Athinë. 

Ai tha se ranë dakord me Greqinë që brenda vitit të bëhet partneriteti strategjik i ri për të adresuar të gjitha çështjet e mbartura mes dy vendeve. 

"Ndalimi në Athinë ishte e një natyre tjetër, me pozicionin e Shqipërisë dhe dëshirën për ta parë Shqipërinë të përfaqësuar në nivelin më të lartë dhe për të dëgjuar qëndrimet dhe opinionet tona posaçërisht në këtë rast...Bëmë një bilanc për ti dhënë njëherë e mirë përgjigje të gjitha çështjeve të mbartura e për ta çuar në një nivel të ri marrëdhënien ndërshtetërore të Greqisë dhe Shqipërisë. Brenda këtij viti përmes një dokmumenti të ri të partneritetit strategjik dhe nga ana tjetër për ta mbështetur Shqipërinë si gjithmonë në rrugën e anëtarësimit të saj në BE. Thënë të gjtha këto jam shumë optimist dhe shumë besimplotë se falë dhe angazhimit personal të Micotaqis do të adresojmë çështjet e mbartura dhe do të forcojmë më shumë marrëdhënien', tha Rama.

Ai foli edhe për vizitën e në EBA ku tha se mori mbështetje nga Sheiku Zayed dhe investimet e tyre në vendin tonë. 

"Me EBA na lidhin punë e projekte të karakterit strategjik por dhe të një natyre që kanë të bëjnë me rritjen dhe forcimin e Shqipërisë në rrugën e modernizimit të saj", tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)