"Dyfisho ndërmarrjen tënde", Rama prezanton tjetër nismë ekonomike

Kryeministri Edi Rama tha se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë për një nismë mbështetëse për ndërmarrjet e vogla e të mesme në vend.

26.04.2026. 10:08

"Dyfisho ndërmarrjen tënde", Rama prezanton tjetër nismë ekonomike

Kryeministri Edi Rama tha se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë për një nismë mbështetëse për ndërmarrjet e vogla e të mesme në vend. "Dyfisho ndërmarrjen tënde" është emri i kësaj pakete që do të ndihmojë me kreditimin me interesa më të ulëta se tregu dhe ku qeveria do të jetë garanci.

"Së shpejti do të firmoset për të rritur rrugëtimin e tij për të pritur të gjithë ata që duan të dyfishojnë ndërmarrjen e tyre, program i fuqishëm kreditimi me intersa mëse të arsyeshme se ato komerciale dhe me garanci nga qeveria po bëhet gati për ti shërbyer të gjithë atyre shqptarëve që me kurajo e vullnet kanë zgjedhur të hapin rrugën përmes sipërmarrjes, kanë zgjedhur të bëjnë biznes të vogël që ëhtë gati të rritet por kanë nevojë për mbështetje financiare që ndryshe ata nuk mund ta sigurojnë dot. Të gjithë ata që kanë ndërmarrje të vogël apo të mesme, të gjithë ata që kanë një pikë prodhimi që duan ta rrisin, të gjithë ata që kanë një start up e që duan ta transofrmojnë në një ndërmarrje fituese do të kenë të hapur me programin "Dyfisho ndërmarrjen tënde"", tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)