Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me incidentin me të shtëna me armë në Darkën e Korrespondentëve, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.
Ai e ka quajtur një sulm ndaj lirisë dhe demokracisë, teksa thotë se është i lehtësuar që presidenti i SHBA-ve është mirë.
“Shqetësuese të marr lajmin për sulmin e dhunshëm të një personi të armatosur në një hotel në Uashington, DC, gjatë një eventi presidencial me gazetarë. Një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. Ndihem i lehtësuar që POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”, ka shkruar Rama në rrjetin social ‘X’.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)