Të huajt që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, kush janë vendet që dominojnë

Në vitin 2025, Shqipëria arriti një rekord me 27,514 shtetas të huaj me leje qëndrimi aktive, 22% më shumë se në 2024, ku 65% e tyre qëndrojnë për arsye punësimi, të kryesuar nga shtetasit e Kosovës, Italisë, Indisë dhe Filipineve.

Burimi: Monitor

03.02.2026. 09:02

Të huajt që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, kush janë vendet që dominojnë

Shqipëria ka regjistruar në vitin 2025 një rritje rekord të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi, duke reflektuar një tendencë të fortë migrimi për arsye pune.

Sipas të dhënave zyrtare të Regjistrit Elektronik për të Huajt, deri në fund të vitit 2025 në vendin tonë jetonin dhe punonin 27,514 të huaj me leje qëndrimi aktive, rreth 22% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Rreth 65% e lejeve janë dhënë për qëllime punësimi dhe 15% për bashkim familjar.

Shtetasit nga Kosova kryesojnë listën me 6,076 persona ose 22% të totalit, duke shënuar rritje vjetore prej 32%. Pas tyre renditen italianët me 3,776 persona, një rritje e ndjeshme prej 75% krahasuar me 2024.

Viti 2025 ka shënuar rritje të fortë edhe të shtetasve nga India (2,399 persona), Filipinet (2,213), Egjipti (2,007) dhe Turqia (1,862), të cilët janë punësuar kryesisht në shërbime, teknologji, turizëm dhe bujqësi. Ndërkohë, numri i shtetasve amerikanë arriti në 1,128 persona, me rritje 164%.

Gjatë vitit 2025 u përpunuan 19,321 aplikime të reja për leje qëndrimi, 47% më shumë se një vit më parë. Aplikimet u dominuan nga shtetasit indianë dhe filipinas, ndërsa 65% e kërkesave kishin si motiv kryesor punësimin, duke konfirmuar rolin gjithnjë e më të madh të të huajve në tregun shqiptar të punës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)