Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria po bëhet vit pas viti një temë gjithmonë e më e mprehtë.
Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria po bëhet vit pas viti një temë gjithmonë e më e mprehtë.
Raporti i fundit i Bankës Botërore sjell në vëmendje se sfida reale për këtë do të jetë kujdesi afatgjatë që duhet të garantohet për këto popullsi që po shkojnë drejt asaj që cilësohet si “superplakja”.
“Kërkesa për shërbime të kujdesit afatgjatë (LTC) është tashmë e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe pritet të rritet me shpejtësi, ndërsa popullsia vazhdon të plaket,” thuhet në raport, shkruan Monitor.
Kujdesi afatgjatë përfshin “shërbime dhe përfitime për personat që, për shkak të kufizimeve fizike ose mendore për një periudhë të gjatë, kanë nevojë për mbështetje në aktivitetet e përditshme ose për kujdes të vazhdueshëm,” ndërsa përkufizimet ndryshojnë sipas vendeve dhe institucioneve.
Të dhënat tregojnë një realitet në përkeqësim: “rreth 16 për qind e personave mbi 65 vjeç raportojnë vështirësi të mëdha në kryerjen e aktiviteteve bazë të përditshme, ndërsa 32 për qind të tjerë raportojnë disa vështirësi.”
Ndërkohë, të moshuarit përbëjnë tashmë “rreth 9–19 për qind të popullsisë në nivel kombëtar” në vendet e rajonit.
Presioni pritet të intensifikohet ndjeshëm në dekadën e ardhshme. Sipas Bankës Botërore, “Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia pritet të klasifikohen si vende ‘super të plakura’ (me të paktën 20 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç), ndërsa deri në vitin 2050 edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet të ndjekin të njëjtin trend.”
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, mbulimi i shërbimeve dhe përfitimeve formale të kujdesit afatgjatë mbetet shumë i kufizuar në të gjithë rajonin, duke sjellë një varësi të fortë nga kujdesi informal familjar.
Sipas të dhënave të disponueshme të nënvizuara në raport vetëm një pjesë e vogël e të moshuarve përfitojnë shërbime në natyrë të financuara publikisht dukshëm nën nivelet e BE-së.
Sipas Bankës Botërore mbështetja publike priret të fokusohet në kujdesin rezidencial dhe në pagesa cash për kujdestarët informalë, ndërsa shërbimet në shtëpi dhe ato me bazë komunitare mbeten të pazhvilluara dhe shpesh financohen nga donatorë ose OJF, pa u integruar në sisteme publike të qëndrueshme.
Berisha u paraqit këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
10:52 6 min më parë04.05.2026.
Autori
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.
10:19 39 min më parë04.05.2026.
AutoriPas aksidentit të rëndë që tronditi vendin dhe i mori jetën dy fëmijëve në Durrës, janë marrë masa të para administrative në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
09:56 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje mbi aksidentin tragjik të ndodhur të dielën në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë.
09:18 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Kredia për shtëpi e mbylli tremujorin e parë të vitit në rënie, për herë të parë në periudhën pas pandemisë.
07:54 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Java nis me mot të qëndrueshëm dhe kushte të favorshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
07:16 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Në reagimin e saj, kryebashkiakja thekson se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shoqërinë. “Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri".
22:30 12 h më parë03.05.2026.
Autori57-vjeçari i identifikuar si Nikollë Radaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se fillimisht ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit, çka ka vështirësuar marrjen e dëshmisë së tij.
20:31 14 h më parë03.05.2026.
AutoriPolitika shqiptare ka reaguar pas aksidentit tragjik me dy të mitur të vdekur në Durrës. Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama shprehën ngushëllimet ndërsa Taulant Balla e cilëson drejtuesin e mjetit një terrorist në timon. Erion Braçe ndërkohë kërkon dënime më të rënda në të tilla raste.
19:33 15 h më parë03.05.2026.
Autori
Komente (0)