Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 13 h më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në reagimin e saj, kryebashkiakja thekson se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shoqërinë. “Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri".
Qyteti i Durrësit u trondit këtë të diel nga aksidenti tragjik i shkaktuar nga një drejtues mjeti në gjendje të dehur, që i mori jetën dy fëmijëve dhe la një të tretë në gjendje kritike për jetën.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar të sotmen si një ditë zie për të gjithë qytetin.
“Humbja e jetës së dy engjëjve sot është kthyer në ditë zie për gjithë Durrësin. Si nënë, ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shprehet Sako.
Ajo ka bërë gjithashtu thirrje për lutje dhe solidaritet për fëmijën e tretë që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Lutemi së bashku për djalin që ndodhet në Spitalin e Traumës, që të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij.”
Në reagimin e saj, kryebashkiakja thekson se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shoqërinë.
“Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri. Qofshin të parajsës.”
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Kënetës, ku katër fëmijë po luanin në trotuar pranë banesës së tyre. Një automjet tip “Mercedes Benz ML”, i drejtuar nga 57-vjeçari Nikollë Radaçi, përplasi tre prej tyre, ndërsa një i katërt arriti të shpëtojë pa lëndime.
Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa i treti u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po lufton për jetën.
57-vjeçari i identifikuar si Nikollë Radaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se fillimisht ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit, çka ka vështirësuar marrjen e dëshmisë së tij.
20:31 3 h më parë03.05.2026.
AutoriPolitika shqiptare ka reaguar pas aksidentit tragjik me dy të mitur të vdekur në Durrës. Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama shprehën ngushëllimet ndërsa Taulant Balla e cilëson drejtuesin e mjetit një terrorist në timon. Erion Braçe ndërkohë kërkon dënime më të rënda në të tilla raste.
19:33 4 h më parë03.05.2026.
AutoriShtetasi Arben Karamuço po eksploronte zonën me një mjet tip ATV (motor me katër rrota), kur ka humbur kontrollin për shkak të terrenit të vështirë dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend.
18:22 5 h më parë03.05.2026.
AutoriMinistria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht 8-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe mjekët janë duke kryer ndërhyrjet e nevojshme pasi ka dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes.
18:00 6 h më parë03.05.2026.
AutoriPavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim nga drejtuesit politikë, votimi nuk mundi të rifillonte. Në përfundim, përfaqësuesit e ardhur nga Tirana për monitorim të procesit morën materialet zgjedhore dhe u larguan, ndërsa pritet një vendim nga kryesia për datën e re të zgjedhjeve.
17:25 6 h më parë03.05.2026.
AutoriNë momentin e ngjarjes, katër fëmijë po luanin në trotuar pranë banesave të tyre, kur mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ta. Për pasojë, dy prej të miturve humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
17:03 7 h më parë03.05.2026.
AutoriAksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pajovë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël.
16:10 7 h më parë03.05.2026.
AutoriSipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, pjesëmarrja në këtë samit synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve europiane në një moment sfidash të mëdha gjeopolitike.
15:48 8 h më parë03.05.2026.
AutoriNjë ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ish-Kënetës, në Durrës. Dy fëmijë kanë humbur jetën pasi u përplasën nga një automjet në lëvzije dhe një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip "Mercedez Benz ML".
15:30 8 h më parë03.05.2026.
Autori
Komente (0)