Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 9 h më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht 8-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe mjekët janë duke kryer ndërhyrjet e nevojshme pasi ka dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes.
Fëmija i vetëm që i mbijetoi aksident tragjik të ndodhur mesditën e sotme në zonën e sih-Kënetës, në Durrës, ndodhet në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht 8-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe mjekët janë duke kryer ndërhyrjet e nevojshme pasi ka dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej prej 57-vjeçarit, Nikoll Radaçi, i cili ishte banor i zones.
“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thuhet në reagimin e ministries së Shëndetësisë.
Si ndodhi aksidenti fatal në Durrës?
Autor i dyshuar i aksidentit që i mori jetën dy fëmijëve rreth 10 vjeç është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili sipas informacioneve paraprake ka qenë duke drejtuar automjetin me shpejtësi të lartë në zonën e ish-Kënetës.
Në momentin e ngjarjes, katër fëmijë po luanin në trotuar pranë banesave të tyre, kur mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ta. Për pasojë, dy prej të miturve humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Një fëmijë i katërt arriti të shpëtojë mrekullisht, pasi në momentin e përplasjes u fsheh pas një biçiklete.
Pas goditjes së fëmijëve, automjeti është përplasur edhe me një mjet tjetër. Në vendngjarje kanë mbetur makina që shkaktoi aksidentin dhe topi me të cilin fëmijët po luanin.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat kanë qarkulluar, tregojnë momentin tronditës të përplasjes. Në video shihet se si makina lëviz me shpejtësi shumë të madhe dhe godet fëmijët, ndërsa drejtuesi del menjëherë nga automjeti duke bërtitur: “O Zot, çfarë bëra”. Më pas ai largohet nga rrezja e filmimit.
Një dëshmitar okular, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, përshkroi momentet e aksidentit si të frikshme.
“E frikshme. Sa kalova me familjet atje unë. Unë rri matanë me qira, do vija te njerëzit e nuses. Sa kalova para makinës, vetëm kur ja bëri bam ktej. Dolën njerëzit po ulërinin. S’ka më keq, ke frikë të dalësh nga shtëpia”, tregoi ai për mediat.
Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi mund të ketë qenë në gjendje të dehur, çka dyshohet se ka ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.
Ndërkohë banorë të tjerë të zonës shprehen të tronditur dhe theksojnë se raste të tilla janë bërë të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lartë në rrugët e lagjes. “Ishin fëmijët e lagjes sonë. Shoferi iku me vrap. Unë s’kam parë në jetën time kështu. Tre fëmijë”, u shpreh një banor.
Një tjetër shtoi: “Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Shteti duhet të marrë masa menjëherë. Ne të gjithë natën rrimë pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi”.
Politika shqiptare ka reaguar pas aksidentit tragjik me dy të mitur të vdekur në Durrës. Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama shprehën ngushëllimet ndërsa Taulant Balla e cilëson drejtuesin e mjetit një terrorist në timon. Erion Braçe ndërkohë kërkon dënime më të rënda në të tilla raste.
19:33 58 min më parë03.05.2026.
AutoriShtetasi Arben Karamuço po eksploronte zonën me një mjet tip ATV (motor me katër rrota), kur ka humbur kontrollin për shkak të terrenit të vështirë dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend.
18:22 2 h më parë03.05.2026.
AutoriPavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim nga drejtuesit politikë, votimi nuk mundi të rifillonte. Në përfundim, përfaqësuesit e ardhur nga Tirana për monitorim të procesit morën materialet zgjedhore dhe u larguan, ndërsa pritet një vendim nga kryesia për datën e re të zgjedhjeve.
17:25 3 h më parë03.05.2026.
AutoriNë momentin e ngjarjes, katër fëmijë po luanin në trotuar pranë banesave të tyre, kur mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ta. Për pasojë, dy prej të miturve humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
17:03 3 h më parë03.05.2026.
AutoriAksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pajovë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël.
16:10 4 h më parë03.05.2026.
AutoriSipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, pjesëmarrja në këtë samit synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve europiane në një moment sfidash të mëdha gjeopolitike.
15:48 4 h më parë03.05.2026.
AutoriNjë ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ish-Kënetës, në Durrës. Dy fëmijë kanë humbur jetën pasi u përplasën nga një automjet në lëvzije dhe një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip "Mercedez Benz ML".
15:30 5 h më parë03.05.2026.
Autori
Një grua e moshuar është përplasur nga makina teksa kalonte në vijat e bardha në rrugën Transballkanike.
14:23 6 h më parë03.05.2026.
Autori
Mediat kanë zbuluar detaje rreth aksidentit të disa ditëve më parë pranë Librazhdit ku humbi jetën një shtetas kinez. Bëhet fjalë për Li Jianhong, një biznesmen i njohur në Kinë.
14:08 6 h më parë03.05.2026.
Autori
Komente (0)