Avokati Bardhi Koçi shpallet fajtor nga GJKKO, i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj avokatit Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshit, të akuzuar për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Burimi: Kathimerini

17.12.2025. 16:33

Pas zhvillimit të gjykimit me procedurë të shkurtuar, trupi gjykues e shpalli fajtor Bardhi Koçin për tre episode të kësaj vepre penale. Gjykata vendosi ndaj tij një dënim përfundimtar prej 1 viti e 8 muaj burg, dënim i cili u pezullua, duke e vendosur Koçin në shërbim prove për një periudhë 3 vjet e 4 muaj.

Po ashtu, gjykata vendosi masën plotësuese të heqjes së së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit për 3 vjet.

Fajtore u shpall edhe Pranvera Meshi, e cila u dënua me 8 muaj burgim. Megjithatë, GJKKO vendosi përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit, duke mos e çuar atë në ekzekutim.

Vendimi i gjykatës vjen në kuadër të hetimeve dhe procedimeve për goditjen e rasteve të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe administratën publike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)