Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 11 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka degraduar në dhunë faza e radhës e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. 4 persona refuzonin të hiqnin tendat dhe janë përballur fizikisht me inspektorët e IMT dhe policinë.
Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, gjatë një operacioni të IMT për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga subjekte të ndryshme.
Sipas raportimeve paraprake, kreu i IMT dhe një inspektor kanë hasur në rezistencën e 4 personave që kundërshtonin heqjen e tendave.
Situata ka agravuar dhe të dy palët janë përfshirë në një konflikt fizik, çka ka bërë të nevojshme dhe ndërhyrjen e policisë.
Por as kjo gjë nuk i ka ndaluar 4 personat, të cilat kanë vijuar përballjen e tyre edhe me efektivat blu. Nisur nga ku fakt, një efektiv ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në ajër.
Më pas, në vendngjarje kanë shkuar dhe përforcime, të cilët kanë shoqëruar në komisariat të 4 personat e përfshirë në këtë incident të rëndë. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije.
Kujtojmë që operacioni për lirimin e hapësirave publike, është një nismë e qeverisë, e trumbetuar nga kryeministri Rama, i cili ka shprehur angazhimin se ky aksion do të përfundojë atëherë kur të hiqet çdo gjë në kundërshti me ligjin.
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se e marta do të jetë pothuajse pa reshje, me përjashti të reshjeve të dobëta në disa zona.
07:02 4 h më parë24.02.2026.
Autori
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafikantësh droge e cila drejtohej nga dy shtetas shqiptarë.
22:25 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor “Bajram Curri - Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj.
22:07 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Një lokal është shkrumbuar nga flakët në zonën e Lungomares në Vlorë. Shkaqet janë ende të paqarta.
20:37 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Taulant Balla deklaroi se pret vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e PD për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
19:42 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Në Foltoren e radhës para kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se zv.kryeministrja Balluku, sipas prokurorisë rrezikon 36 vite burg për krimet e kryera.
19:22 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përdorimin e avatarit “Diella” dhe për të marrë 1 milion euro dëmshpërblim.
18:47 7 h më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 9 h më parë23.02.2026.
Autori
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
16:03 10 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)