Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në kryqëzimin e Cakranit, ku përplasja e dy automjeteve ka përfunduar me humbjen e jetës së një të riu 16-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, një automjet që po lëvizte nga Poçemi në drejtim të Levanit është përplasur me një mjet tjetër, i cili po tentonte të futej në autostradë nga zona e Cakranit. Dyshohet se drejtuesi i mjetit të dytë, viktima 16-vjeçare, i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, duke bërë që përplasja të ishte e fortë dhe me pasoja fatale.
Si pasojë e aksidentit, i riu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)