Ra në kontakt me rrymën gjatë punës me panelet diellore, vdes 27-vjeçari në Koplik

Një 27 vjeçar ka humbur jetën në Koplik pas kontaktit me rrymën, teksa ishte duke punuar për instalimin e paneleve diellore në një magazinë.

26.12.2025. 13:06

Ra në kontakt me rrymën gjatë punës me panelet diellore, vdes 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:40, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar në një magazinë për vendosjen e paneleve diellore.

Si pasojë e goditjes elektrike, i riu ka ndërruar jetë në vend. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)