Salianji ironizon lidershipin e PD: Prodhuat vetëm një xhiro në bulevard

Ish-deputeti Ervin Salianji ka ironizuar lidershipin e PD-së pas protestës së kësaj të diele, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshme për të arritur objektivat e shpallura.

22.03.2026. 21:26

Salianji ironizon lidershipin e PD: Prodhuat vetëm një xhiro në bulevard

Ish-deputeti Ervin Salianji ka ironizuar lidershipin e PD-së pas protestës së kësaj të diele, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshme për të arritur objektivat e shpallura.

Në një reagim në platformën X, Salianji u shpreh se, ndonëse lidershipi premtoi rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, në realitet u prodhua vetëm një “xhiro në bulevard”. Sipas tij, kjo qasje jo vetëm që nuk e dobëson qeverinë, por në fakt kontribuon në qëndrimin e saj në pushtet.

Ai theksoi se përgjegjësia për korrupsionin i takon drejtpërdrejt kryeministrit dhe jo qytetarëve apo bizneseve, duke shtuar se protestuesit janë “heronj” për qëndresën e tyre ndër vite. Megjithatë, ai kritikoi ashpër drejtuesit e opozitës, duke i cilësuar si pa strategji dhe të shkëputur nga realiteti.

Salianji ngriti shqetësimin se lidershipi është më i fokusuar te ruajtja e pozicioneve të tij sesa te dëgjimi i bazës dhe kërkesave për ndryshim të vërtetë. Ai shtoi se qytetarët nuk duhet të përballen me kosto si gaz lotsjellës apo incidente gjatë protestave.

Duke iu referuar simbolikës së 22 Marsit, ai theksoi se kjo datë përfaqëson pluralizmin dhe lindjen e Partisë Demokratike si forcë e ndryshimit, dhe nuk duhet të përdoret për kult individi.

Salianji theksoi se zgjidhja mbetet gara, vota dhe zgjedhjet, si rruga e vetme për rikthimin e PD-së në pushtet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)