Bilanci i protestës së opozitës në Tiranë është mbyllur me disa të shoqëruar dhe efektivë të lënduar, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit.
Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 23 persona janë shoqëruar nga policia pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike këtë të diel. Tubimi, që zgjati rreth dy orë, u shoqërua me incidente në disa momente.
Gjatë protestës, kreu i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës, marshoi në disa institucione kryesore të kryeqytetit. Në drejtim të Kryeministrisë u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës, spray dhe ujë me autobotë për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë përplasjes janë lënduar 6 efektivë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe në QSUT për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)