Fiorentina ka marrë një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke barazuar 1-1 ndaj Interit, që vazhdon serinë negative pa fitore në tre ndeshjet e fundit në Serie A.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për vendasit, pasi Inter kaloi në avantazh që në minutën e parë me një gol të Pio Espositos, i cili realizoi me kokë pas një asistimi të Nicolò Barella. Zikaltrit dukeshin dominues në fillim dhe madje iu anulua edhe një gol tjetër për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, Fiorentina reagoi gradualisht dhe krijoi disa raste të mira në pjesën e parë, me Moise Kean që iu afrua golit dhe një realizim të tij që u anulua për offside.
Në pjesën e dytë, Interi pati mundësi për të dyfishuar shifrat, por nuk i shfrytëzoi, duke i lënë hapësirë Fiorentinës të rikthehej në lojë. Barazimi erdhi në minutën e 77-të, kur Cher Ndour shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri dhe e dërgoi në rrjetë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)