I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 9 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pas përfundimit të protestës së opozitës që zgjati rreth tre orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli nga selia e PD-së.
Pas përfundimit të protestës së opozitës që zgjati rreth tre orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli nga selia e PD-së.
Ai falënderoi mbështetësit për pjesëmarrjen dhe e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm në vijimësinë e aksionit opozitar, duke theksuar se kjo datë përkon me përvjetorin e përmbysjes së diktaturës komuniste.
“Përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme. Me qëndrimin tuaj, nderuat më shumë se kurrë këtë datë të shënuar, përmbysjen e diktaturës 34 vite më parë dhe i dhatë edhe goditjen e merituar kësaj diktature, ju garantoj se tjetra do të jetë më e shkëlqyer. Për Edi Ramën nuk do të ketë strofull ku të futet. Keni qenë të shkëlqyer! Si e nderuat ju kaq shumë sot 22 marsin, e tmerruat Edi Ramën. Ne zotohemi se nuk ka paqe në këtë vend me ata që vjedhin si hienat pasuritë publike të shqiptarëve për t’u pasuruar vetë. Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do të përfundojnë në Lanë, në koshat e plehrave të historisë. Ju e patë si e kishte rrethuar në katër anët me polici, por nuk ka rrethim që na ndalon ne. Edi Rama, jep dorëheqjen sepse do të tërheqim ashtu siç nuk ta pret mendja.”
Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin për një “akt të shëmtuar” ndaj tij gjatë protestës, duke thënë se kjo vetëm sa rrit vendosmërinë e opozitës, teksa shfaqi probleme nga gazi lotsjellës.
“Ajo që bëri Edi Rama ndaj meje ishte një akt i shëmtuar, por ajo sa rrit vendosmërinë e protestuesve për ta hedhur ata në Lanë. Ne jemi në betejë dhe në këtë betejë nuk kemi të ndalur. Sot ne fituam një betejë, sot zhvilluam betejën më të bukur. Shumë shpejt do të njoftojmë betejën më madhështore. Nuk ka paqe me Edi Ramën”, tha Berisha.
Në rastet kur ndodhin ndryshime në kapacitetet e strukturave akomoduese, në zonat e plazhit apo në zhvillimet përgjatë vijës bregdetare, çdo modifikim i marrëveshjeve do të mund të bëhet vetëm me miratimin e të dyja palëve.
19:23 6 h më parë13.05.2026.
Autori
Shoqëritë e transportit urban, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria për përballimin e kostove të karburantit, pas vendimit të ri të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
18:38 7 h më parë13.05.2026.
Autori
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e karburanteve në Shqipëri, duke përcaktuar tarifat e reja tavan për naftën dhe benzinën.
16:11 9 h më parë13.05.2026.
Autori
Partia Demokratike ka paraqitur një sërë propozimesh për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, që kanë të bëjnë me oraret e seancave, pezullimin e deputetëve dhe kohën e përgjigjes së interpelancave.
14:46 10 h më parë13.05.2026.
Autori
Në fokus të seancës së radhës ndaj grupit të Laert Haxhiut ishte dëshmia e Bashkim Rajkut, babait të reperit të njohur shqiptar Noizy, lidhur me shpërthimin me eksploziv në një lokal në pronësi të familjes së tyre në zonën e Currilave në Durrës.
14:28 11 h më parë13.05.2026.
Autori
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha tha se BE ka anuluar konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi sipas tij bandat po përdoren për të kërcënuar.
14:16 11 h më parë13.05.2026.
Autori
Vendimi i qeverisë parashikon kompensim financiar për çdo litër nafte të përdorur nga subjektet që operojnë në transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.
14:02 11 h më parë13.05.2026.
Autori
Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 6-katësh në pronësi të vëllait të Edmond Papës.
13:48 11 h më parë13.05.2026.
Autori
Në procesin gjyqësor të radhës ndaj Artan Tafanit ka dëshmuar një dëshmitar okular për vrasjen e Kujtim metës në prill të 2022 në Lushnje.
13:34 12 h më parë13.05.2026.
Autori
Komente (0)