Dhuna në protestë, reagon zyrtarisht policia: 11 efektivë të lënduar

Protesta e opozitës u shoqërua me dhunë dhe tensione duke shkaktuar disa të lënduar, pas përplasjes së protestuesve me forcat e rendit në Tiranë.

24.01.2026. 20:47

Dhuna në protestë, reagon zyrtarisht policia: 11 efektivë të lënduar

Protesta e opozitës u shoqërua me dhunë dhe tensione duke shkaktuar disa të lënduar, pas përplasjes së protestuesve me forcat e rendit në Tiranë. Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, e zhvilluar fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas pranë Parlamentit, degjeneroi në akte dhune.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, janë lënduar 11 punonjës policie. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga stafet mjekësore.

Autoritetet bëjnë me dije se grupet hetimore kanë nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të të gjitha veprimeve të dhunshme të ushtruara ndaj forcave të rendit. Po ashtu, policia njofton se janë identifikuar personat e përfshirë në sulmet ndaj efektivëve dhe vijon puna për shoqërimin e tyre në ambientet policore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)