Ishte në kërkim për shtëpitë e barit, në pranga 46-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për një nga shtëpitë e barit të zbuluara nga operacioni "Neonët". Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

02.02.2026. 10:05

Ishte në kërkim për shtëpitë e barit, në pranga 46-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për një nga shtëpitë e barit të zbuluara nga operacioni "Neonët". Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

NJOFTIMI I POLICISE

Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.

Akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush, vihet në pranga 46-vjeçari.

Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)