Iu kundërpërgjigj me armë atentatorëve në Lezhë, ndalohet polici që ndodhej në berberhane

Efektivi i policisë me iniciale B.K., ishte personi që iu kundërpërgjigj me armë zjarri autorëve të sulmit me armë të një dite më parë në një berberhane në Lezhë, aty ku mbeti i plagosur Sokol Daci.

02.02.2026. 19:33

Gati 24 orë pas ngjarjes së rëndë, mësohet se me urdhër të prokurorisë polici me iniciale B.K. është ndaluar pas akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Nga të dhënat që janë bërë publike deri tani nga kjo ngjarje, brenda në berberhanen ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet të ketë qenë shenjestra e atentatit.

Sipas dëshmisë që polici ka dhënë, ka thënë se ka qëlluar për të neutralizuar atentatorët. Policia vijon hetimet teksa është në kërkim dhe të personit të dyshuar të plagosur, që mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatit. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)