Tragjedi në Itali, shuhet familja shqiptare nga monoksidi i karbonit
4 anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën në banesën e tyre në Lucca, si pasojë e intoksikimit nga monoksidi i karbonit.
07:09 5 h më parë05.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Janë identifikuar anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali si pasojë e intoksikimit nga gazi në banesën e tyre. Shkak mendohet të ketë qenë rrjedhja nga një kaldajë e prishur.
Janë identifikuar 4 anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e intoksikimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre.
Sipas mediave italiane, viktimat janë Arti Kola 48 vjeç, Jonida Kola 43 vjeç dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesika 20 dhe 15 vjeçarë.
Në spital në gjendje të rëndë ndodhet dhe vëllai i kryefamiljarit Arti Kola, i cili gjithashtu mbeti i intoksikuar rëndë, si pasojë e intoksikimit nga një kaldajë e prishur.
Tragjedia ndodhi në një banesë në Rughi të procincës së Luccës, ku shqiptarët jetonin prej vitesh dhe njiheshin në komunitetin e qytetit të vogël.
4 anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën në banesën e tyre në Lucca, si pasojë e intoksikimit nga monoksidi i karbonit.
07:09 5 h më parë05.02.2026.
AutoriAlarmin e dha pikërisht vëllai i Artit i cili ishte përpjekur të komunikonte me ta, por nuk kishte mundur dhe për këtë arsye kishte shkuar në banesë ku i kishte gjetur të 4 familjarët e tij në tokë.
Të intoksikuar kanë mbetur dhe 3 karabinierë që shkuan të parët në banesën nga ku u kërkua thirrja për ndihmë.
Një makinë mjekësore nga Lucca, ambulanca nga Kryqi i Kuq i Lucca-s, Kryqi i Gjelbër i Porcarit dhe Misericordia di Santa Gemma Galgani shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për familjen.
Policia ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar disa dokumente në Bashki mbi procedurën e rehabilitimit të argjinaturës së lumit Erzen për situatën e krijuar nga përmbytjet disa javë më parë.
13:22 19 min më parë05.02.2026.
Autori
Banorët e Rrjollit kanë protestuar në SPAK në lidhje me kompleksin turistik që po ndërtohet në Velipojë. Ata pretendojnë se iu është tjetërsuar prona.
13:13 10 min më parë05.02.2026.
Autori
Procedohet një shtetas në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, i cili tentoi të kalojë për në Greqi me një dokument fals.
13:00 2 min më parë05.02.2026.
Autori
Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të ortekëve nga reshjet e dëborës dhe erërat e forta, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin kalimin e zonës.
13:00 2 min më parë05.02.2026.
Autori
Ligji zgjedhor në Shqipëri duhet përmirësuar, ka qenë kjo deklarata e përfaqësuesit të ODIHR-it, Michel Tarran.
12:17 45 min më parë05.02.2026.
Autori
Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjanës, pjesë e hetimeve të dosjes së AKSHI-t i janë kthyer disa nga sendet e bllokuara.
11:11 1 h më parë05.02.2026.
Autori
Një 39-vjeçar është arrestuar për mashtrim, pasi i kishte marë një shumë parash një personi me pretendimin se do i kryente punime në shtëpi.
10:44 2 h më parë05.02.2026.
Autori
Një aksident rrugor me tre të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë mëngjesin e kësaj të enjteje.
10:17 2 h më parë05.02.2026.
Autori
Një 39-vjeçar në Berat, pronar i një dyqani është proceduar penalisht nga policia pasi shiste orë të kontrabanduara, dhe imitime të markave të njohura.
10:00 3 h më parë05.02.2026.
Autori
Komente (0)