Shiste "Rolex" imitime, procedohet pronari i dyqanit

Një 39-vjeçar në Berat, pronar i një dyqani është proceduar penalisht nga policia pasi shiste orë të kontrabanduara, dhe imitime të markave të njohura.

05.02.2026. 10:00

"Nga kontrolli në subjektin e tij, u gjetën 191 ora dore, imitime të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe online. Shtetasi nuk kishte fatura blerjeje për mallrat dhe as nuk lëshonte kuponë tatimor kur i shiste. Kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme", thotë policia e Beratit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)