Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë.
Mësohet se rreth orës 09:15, dy automjete, një BMW dhe një Renault Clio janë përplasur duke lënë të plagosur tre persona.
Raportohet se drejtuesi i automjetit tip ‘Renault Clio’, i identifikuar si Klevant Vasi, ka mbetur i bllokuar brenda mjetit. Për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga mjeti ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës.
Foto: Newsmax Balkans
Më pas, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit ku po trajtohet me ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Lezhë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë për dhunë ndaj socialistëve në vitet ’90 dhe theksoi angazhimin për luftën kundër korrupsionit.
Sali Berisha shfrytëzoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi për përpjekje për asgjësimin e opozitës. Kreu i PD-së deklaroi se partia nuk blihet dhe nuk shitet, ndërsa premtoi përballje politike me qeverinë.
Sipas Skënder Hitës, projekti është rezultat i një bashkëpunimi më shumë se katërvjeçar me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë standarde të reja në procesin e çaktivizimit të armëve dhe duke afruar Shqipërinë me praktikat e Bashkimit Europian.
Përmes këtij prezantimi, Partia Demokratike synoi të godasë politikisht qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke bërë krahasime të drejtpërdrejta me ministren me inteligjencë artificiale, “Diella”, e bërë pjesë e kabinetit qeveritar pas fitores së mandatit të katërt.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është reduktuar me 1 lek për litër krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Dy ditë më parë Administrata Tatimore njoftoi nisjen e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Të dy personat ishin ekstraduar disa muaj më parë nga Belgjika, ku u arrestuan me kërkesë të SPAK.
Punimet nisën mëngjesin e sotëm në Pallatin e Kongreseve me procesin e regjistrimit të delegatëve, ndërsa sipas agjendës do të konstituohet fillimisht Komisioni i Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariati Teknik.
Komente (0)