Prokuroria e Durrësit bën me dije se ka nisur një hetim në lidhje me përmbytjet e fundit që shkaktuan dëme të mëdha në zonën e Sukthit.
Sipas burimeve, hetimet kanë nisur pasi ekzistojnë dyshimet se ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen është bërë pa leje dhe pa një studim të qartë teknik.
Për këtë arsye, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin për veprat “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”, “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Për këtë arsye, një ditë më parë, prokurorja Suela Beluli ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentacionit në Bashki që ka lidhje me procedurën e rehabilitimit të argjinaturës së lumit Erzen.
Kujtojmë që përmbytjet në zonën e Sukthit shkaktuan dëme të mëdha në të mbjella e banesa dhe detyruan qindra banorë të evakuohen për motive sigurie.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)