"Fitore për botën", SHBA sekuestron uraniumin e Venezuelës
SHBA ka hequr uraniumin e pasuruar nga Venezuela. Ai është transferuar në Departamentin Amerikan të Energjisë (DOE).
16:31 1 h më parë10.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cii ishte në kërki prej dy vitesh si bashkëpunëtor i prodhimit të 92 kg kanabis.Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe tre thika.
Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cii ishte në kërki prej dy vitesh si bashkëpunëtor i prodhimit të 92 kg kanabis.Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe tre thika.
NJOFTIMI I PLOTE
Si rezultat i një hetimi proaktiv 2-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga bashkautori i prodhimit të 92 kilogramëve Cannabis, në fshatin Gjonbardhaj.
Të ndaluarit iu gjetën në banesë, 3 mjete prerëse (thika).
Në vijim të hetimit dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “Furia”, të zhvilluar në vitin 2024, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin tetor, 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.
Nga kontrolli i kryer rishtas në banesën e shtetasit D. V., u gjetën 3 mjete prerëse (thika), të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi përmes një videomesazhi lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të fshehë përmbajtjen e tij gjatë podcastit “Flasim”.
14:46 2 h më parë10.05.2026.
Autori
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel te godina e Kryeministrisë në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një qytetar ka përplasur automjetin në shkallët e godinës.
13:59 3 h më parë10.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugëtimit europian, ndërsa u bëri thirrje socialistëve të ruajnë “kthjelltësinë dhe motivimin” përballë, sipas tij, forcave që kërkojnë të pengojnë reformat dhe procesin e integrimit në European Union.
13:25 4 h më parë10.05.2026.
Autori
Deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të diplomatëve europianë, të cilët kanë dalë publikisht në mbështetje të përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri.
11:34 6 h më parë10.05.2026.
Autori
Banorët e qytetit të Laçit janë zgjuar nga një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesit, pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një biznesi në një kompleks shërbimesh. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
10:51 6 h më parë10.05.2026.
Autori
Një aksident me një të vdekur ndodhi në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku një aksident i rëndë rrugor i mori jetën një 57-vjeçari dhe la të plagosur tre persona të tjerë.
10:38 7 h më parë10.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po kalon një moment kyç në rrugëtimin e saj europian, ndërsa theksoi se marrëdhënia me Bashkimin Europian është sot më e afërt se kurrë më parë.
10:24 7 h më parë10.05.2026.
Autori
Kushte atmosferike të paqëndrueshme do të shoqërojnë vendin gjatë kësaj të diele, ndërsa qytetarët duhet të bëhen gati për një ditë me alternime të shpeshta të motit.
08:02 9 h më parë10.05.2026.
Autori
Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës.
19:35 22 h më parë09.05.2026.
Autori
Komente (0)