39-vjeçari në Fier dhunon të motrën dhe mbesën, e ndihmuan edhe dy djemtë e tij

Policia e Fierit njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve i referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit e përfshirë në ngjarje.

06.02.2026. 16:03

39-vjeçari në Fier dhunon të motrën dhe mbesën, e ndihmuan edhe dy djemtë e tij

Një tjetër rast ekstrem i dhunës në familje është regjistruar në vend. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku shtatasi 39-vjeçar, me inicialet L.O. ka dhunuar të motrën e tij 43-vjeçare, shtetasen me inicialet L.M., si edhe mbesën e mitur.

Në ushtrimin e dhunës, ai është ndihmuar edhe nga dy djemtë O.O., 19 vjeç dhe i mituri 17-vjeçar. Policia e Fierit njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve i referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit e përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe (motra e shtetasit L. O.) dhe vajzës së saj të mitur;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)