4-vjeçari ndërroi jetë, dyshohet se pësoi reaksion nga mjalti

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të shtunë qytetin e Vlorës, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën në rrethana ende të paqarta.

07.02.2026. 15:51

4-vjeçari ndërroi jetë, dyshohet se pësoi reaksion nga mjalti

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të shtunë qytetin e Vlorës, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku dyshohet se i mituri ka pësuar një reaksion pas konsumimit të mjaltit. Familja e 4-vjeçarit jeton në Palasë, por sipas burimeve, fëmija nuk është dërguar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të zonës, por është transportuar me automjet privat nga të afërmit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Policia njofton se fëmija ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Megjithatë, për të hedhur dritë të plotë mbi këtë ngjarje të rëndë, autoritetet presin rezultatet e ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore, të cilat do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)